Gjykata Kushtetuese vendos sot për “fatin” e presidentit Ilir Meta

Gjykata Kushtetuese do të mblidhet sërish sot, më 3 shkurt për të shqyrtuar kërkesën për shkarkim nga detyra që parlamenti shqiptar ka bërë për presidentin Ilir Meta. Zoti Meta akuzohet se ka shkelur kushtetutën në zgjedhjet e kaluara të 25 prillit. Seanca e kaluar zgjati 10 orë me debate të shumta. Në seancën e shkuar presidenca paraqiti disa kërkesa që u hodhën poshtë nga gjykata. Kjo është hera e dytë që parlamenti shqiptar kërkon shkarkimin e zotit Meta.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




