Gjykata regjistroi statutin e Berishës, Alibeaj: Padisim gjyqtarin dhe do të ankimojmë vendimin

Politikë | 5 vite më parë

Kryetari i Komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj doli ditën e sotme para mediave për të dhënë një prononcim për vendimin e Gjykatës së Tiranës, e cila regjistroi ndryshimet e Kuvendit Kombëtar të 11 dhjetorit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Alibeaj e ka cilësuar si një vendim skandaloz, ndërsa bëri me dije se Partia Demokratike do të ankimojë vendimin.

Po ashtu, Alibaj u shpreh se do të bëhet kallëzim penal për gjyqtarin, duke e akuzuar atë për ‘shpërdorim detyre’.

“Jemi njohur për vendimin e Gjykatës së Tiranës. Njohuritë e mia juridike dhe besoj njohuritë e kujtdo që njeh nga media se si zhvillohen gjyqet, për mua është një vendim në nivelet e skandalit. Siç e dini ju edhe vetë gjyqtari ka deklaruar njohjet dhe anësinë e vet në lidhje me këtë çështje. Së dyti PD ka bërë ankim për regjistrimin e Kuvendit të datës 18 dhjetor, është i fundit që PD ka realizuar. Çështja është në apel bashkë me të gjithë dosjen, bashkë me të gjitha provat. Gjyqtari sot nuk ka pasur dosjen dhe ka marrë një vendim pa pasur prova, pa pasur dosje dhe mbi të gjitha pa pasur palë.  Do të bëjmë kallëzim penal për gjyqtarin për ‘Shpërdorim detyre'”, tha Alibeaj.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme