Gjykata Supreme e SHBA rrëzon kërkesën e Republikanëve për shfuqizimin e ‘Obamacare’

Gjykata Supreme, ka refuzuar ditën e sotme kërkësën e republikanëve, që ishin të mbështetur nga adiminstrata e ish-presidentit Donald Trump, për shfuqizimin e ligjit të kujdesit shëndetësor të quajtur ‘Obamacare’. Trupa Gjykuese e Supremes e ka rrëzuar kërkesën e Republikanëve me 7 vota pro dhe 2 kundër.
Administrata e Presidentit Joe Biden, në shkurt nxiti Gjykatën Supreme, të mbështesë ligjin ‘Obamacare’, duke përmbysur pozicionin e marrë nga qeveria Trump, i cili la detyrën në Janar.
Vendimi erdhi në një proces gjyqësor nga Texas dhe 17 shtete të tjera të qeverisura nga republikanët dhe më vonë u bashkua me administratën e Trump. Një koalicion prej 20 shtetesh, duke përfshirë Kaliforninë dhe New York-un e qeverisur nga demokratët dhe Dhoma e Përfaqësuesve, ndërhynë për të ruajtur ‘Obamacare’, pasi Trump refuzoi të mbrojë ligjin.
Republikanët e kundërshtuan ashpër ‘Obamacare’ kur u propozua. Administrata Trump bëri hapa për të penguar ligjin. Ndërkaq, presdenti në detyrë Joe Biden, është zotuar të zgjerojë aksesin në kujdesin shëndetësor dhe të mbështesë ‘Obamacare’. Biden dhe demokratët e tjerë kishin kritikuar përpjekjet e republikanëve për të goditur ligjin, në një kohë kur SHBA po luftonte me COVID-19.
‘Obamacare’ është miratuar në vitin 2010 dhe është mbajtur 3 herë në fuqi nga Gjykata Supreme. Por, gjatë qeverisjes së presidentit Donald Trump, është kërkuar rrëzimi i ligjit ‘Obamacare’, me pretendimin se favorizonte një grup të caktuar individësh.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




