Gjykatësi federal hedh poshtë padinë e Trump për shpifje prej 15 miliardë dollarësh kundër The New York Times

Amerikë | 1 vit më parë

Një gjyqtar federal në Florida hodhi poshtë të premten një padi për shpifje me vlerë 15 miliardë dollarë, të ngritur nga ish-Presidenti Donald Trump kundër gazetës The New York Times.

Padia e Trump bazohej në një libër dhe një artikull të shkruar nga gazetarët Russ Buettner dhe Susanne Craig, të cilat detajonin financat e tij dhe rolin e tij para-presidencial në emisionin televiziv “The Apprentice”.

Në padi, Trump pretendonte se gazetarët kishin “përhapur me qëllim të keq një narrativë pa fakte”, duke thënë se producenti televiziv Mark Burnett e kishte kthyer Trumpin në një personazh të famshëm. Sipas padisë, The New York Times e dinte që Trump ishte tashmë një “mega-person i famshëm” dhe një biznesmen i suksesshëm shumë kohë para shfaqjes së tij në “The Apprentice”.

Vendimi i gjykatës shënon një humbje të rëndësishme ligjore për Trump në përballjen e tij të gjatë me median.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme