Gjyqi ndaj Donald Trump, ish-presidenti deklarohet i pafajshëm për 34 akuzat

Ora 21:20: Gjyqi ndaj Donald Trump, ish-presidenti deklarohet i pafajshëm për 34 akuzat
Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se është i pafajshëm pasi u paraqit para gjykatës në New York teksa ndaj tij rëndojnë 34 akuza. Trump i ka hedhur poshtë të 34 akuzat.
Donald Trump është presidenti i parë në histori që përballet me akuza penale.
Aktakuza rrjedh nga një hetim në lidhje me pagesat që Trump ka bërë për aktoren e filmave për të rritur Stormy Daniels gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016-ës.
Ora: 21:00-Donald Trump del para gjykatës i rrethuar nga avokatët, ndaj tij rëndojnë mbi 30 akuza
Ish-presidenti amerikan Donald Trump është shfaqur i ulur në bankën e të akuzuarve i rrethuar nga avokatët mbrojtës në gjykatën e Manhattanit në Nju Jork.
Sipas CNN, vetë Donald Trump pritet të deklarohet i pafajshëm. Mbi ish-presidentin amerikan rëndojnë më shumë se 30 akuzat me të cilat ai përballet, akuza të cilat pritet të zbardhen nga Juria e Madhe.
Donald Trump është presidenti i parë në histori që përballet me akuza penale.
Aktakuza rrjedh nga një hetim në lidhje me pagesat që Trump ka bërë për aktoren e filmave për të rritur Stormy Daniels gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016-ës.
Ndërkaq, autoritetet gjyqësore kanë bërë të ditur se seanca gjyqësore ndaj Trump-it nuk do të transmetohet, megjithëse pesë fotografë arritën të bëjnë fotografi të Trump-it dhe sallës së gjyqit përpara se të fillojë seanca.
Ora 19:38: Donald Trump arrestohet para se të dalë në gjyq, i merren gjurmët e gishtërinjve
Ish-presidenti Donald Trump është arrestuar përpara se të dalë në gjyq për t’u njohur me akuzat që rëndojnë ndaj tij.
Ai ka mbërritur në zyrën e prokurorit të qarkut të Manhattanit ku dhe është arrestuar. Tashmë ai ndodhet në paraburgim policor përpara se të dalë para gjykatës.
Trumpit pritet t’i merren gjurmët e gishtërinjve si pjesë e arrestimit, megjithëse është ende e paqartë nëse do të fotografohet, transmeton CNN.
Më pas, ai do të sillet në gjykatë. Ky do të jetë proces i shpejtë dhe rutinë, por që përfaqëson një moment surreal dhe historik në historinë e SHBA. Ndërsa shoqërohet nga forcat e rendit.
Ndërkaq më herët Trump la Trump Tower duke u nisur për në New York. Trump bëhet zyrtarisht presidenti i parë i SHBA-ve në histori që përballet me akuza penale edhe pse s’ka shumë detaje rreth akuzës së tij.
Bisedat e tij me këshilltarët politikë dhe ekipin e tij ligjor këtë mëngjes kanë përfshirë gjithashtu një çështje në pritje në Xhorxhia dhe dy hetime federale në Uashington.
Trump ka trumbetuar përfitimin politik afatshkurtër nga aktakuza – duke pretenduar vazhdimisht se ka mbledhur 8 milionë dollar katër ditët e fundit.
Sipas CNN, Trump është dukur i shqetësuar për atë që mund të ndodhë më tej, pasi sistemi ligjor është diçka që ish-presidenti nuk e mban shumë nën kontroll në raport me arenën politike.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




