Gjyqi ndaj Metës, këshilltarët e tij kërkojnë dorëheqjen e disa anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese

Në Gjykatën Kushtetuese të Shqipëisë ka nisur seanca lidhur me vendimin për fatin e presidentit Ilir Meta. Kreu i shtetit është akuzuar nga maxhoranca socialiste për shkelje të rënda të Kushtetutës, provokim të cenimit të marrëdhënieve me SHBA, shantazh ndaj drejtësisë, thirrje për veprime të dhunshme, nxitje urrejtje, cenim të sigurisë publike etj.
Këshilltari Ligjor i Presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishaj, ka deklaruar në seancë se anëtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë konflikt interesi në shqyrtimin e kësaj çështje. Ai thotë se ata duhet të dorëhiqen.
“Kërkojmë secili prej gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të vlerësojë shkaqet për çështjen dhe palët në këtë gjykim për t’u shprehur me vendim, nëse secili prej këtyre gjyqtarëve të dorëhiqet. Në trupën aktuale ka shkaqe të cilët duhet të dorëhiqen” citohet të ketë thënë zoti Dervishaj. “Presidenti nuk ka besim në këtë trupë gjyqësore sepse kjo gjykatë nuk siguron proces të drejtë. Presidenti kërkon përjashtimin e trupës gjyqësore sepse kanë shkelur procedurat ka shtuar ai.
Sipas këshilltarëve të presidentit janë të paktën dy anëtarë të gjykatës që duhet të largohen. Por nëse ndodh një gjë e tillë Gjykata Kushtetuese nuk mund të marri vendim. Kjo pasi për çdo vendim duhet patjetër të marrin pjesë në votim 6 anëtarë dhe të votojnë të paktën 5 anëtarë. Nëse largohen dy anëtarë gjykata nuk plotëson më kuorumin e nevojshëm.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




