Goditi mësuesen e frëngjishtes me thikë/ Sulmi në shkollën në Itali u transmetua “live” në Telegram, pamjet tronditin rrjetin

Ngjarja e rëndë në një shkollë në Trescore Balneario, Bergamo ka marrë përmasa edhe më shqetësuese, pasi sulmi me thikë ndaj mësueses së frëngjishtes është filmuar dhe transmetuar drejtpërdrejt në platformën Telegram.
Pamjet, të shpërndara në rrjet, tregojnë itinerarin e autorit, një nxënës 13-vjeçar i klasës së tetë, nga rruga në shkollë, deri kur kryen krimin. Videoja ka shkaktuar reagime të forta dhe shqetësim të madh në opinionin publik. Rasti ka rikthyer në vëmendje rrezikun e përdorimit të rrjeteve sociale për transmetimin e akteve të dhunshme.
Ndërkohë, autoritetet në Itali po hetojnë jo vetëm ngjarjen, por edhe mënyrën se si është realizuar dhe shpërndarë regjistrimi, duke ngritur dyshime për bashkëpunëtorë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




