Gomaricat drejt zhdukjes, blegtorët e fermave: Nuk e përballojmë dot tregun

Gomaricat, tashmë konsiderohen specie në zhdukje dhe komisionerët përkatës të Bashkimit Evropian, hartojnë politika për nxitjen e ruajtjes dhe promovimit të këtyre kafshëve.
Zhvillimi i teknologjisë u ka pakësuar ndjeshëm mundësinë e dobishmërisë së këtyre kafshëve për punët e transportit, por njëkohësisht është kthyer në biznes, prodhimi i qumështit të gomaricave, pasi ka vlera të patjetërsueshme ushqimore dhe shëndetësore.
Në vendin tonë, janë krijuar vitet e fundit disa ferma me gomarica, kurse në rrethin e Gjirokastrës i pari që mori këtë iniciative, është Veiz Basha, nga Lazarati, i cili ka vendosur stanin e tij në Sofratike të Dropullit të Poshtëm.
Mungesa e informimit nga instancat përkatese, si dhe mospërfshirja e këtij biznesi në skemat e subvencioneve të Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe rural, kanë ndikuar negativisht përsa i përket nxitjes së blektorëve që të investojnë tek biznesi i qumështit të gomaricës.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




