Gonxhja: “Shoferët me shkelje të rënda, ritestim për patentën, drejtuesit e rregullt pa test për rinovimin!”

Sociale | 5 vite më parë

Drejtuesit e automjeteve me të paktën 3 shkelje dhe pikë të hequra nga patenta, do të ritestohen. Në një intervistë për mediat kreu i Transportit Rrugor Blendi Gonxhja thotë se kjo risi do të rrisë parametrat e sigurisë pa kosto. Po ashtu, nga viti i ardhshëm, njohuritë për kodin rrugor dhe sinjalistikën do të futen në kurrikulat e shkollave.
“Ata që nuk kanë masa të niveleve që janë shkelje të rënda dhe të përsëritura dhe që janë të niveleve me humbje pikësh ata të jenë krejt të qetë do të vazhdojnë rinovimin me procedurën e deri tanishme” tha Gonxhe. Sipas tij mbi 3 shkelje të rënda të përsëritura, si shkelje semaforu, manovra shpejtësie, konsum alkol, përdorimi i celularit që cenojnë rëndë sigurinë e tyre, pasagjerëve dhe përdoruesve të tjerë të rrugës, do të gjenerojnë në mënyrë automatike një pyetësor për personin që do të kërkojë rinovimin e patentës.  Ai do të duhet t’i tu përgjigjet këtyre 20 pyetjeve, për të rimarrë patentën.
Duke u ndalur tek edukata e përdorimit të rrugës, mjeteve, sinjalistikës dhe teknologjisë, Gonxhe thotë se tashmë gjithçka është gati dhe nga 2022 rregullat eë qarkullimit do të jenë pjesë e kurrikulave edhe në shkolla. “Në 2022 ne do jemi në nivelin që do të jetë gabim për çdo institucion që nuk do të përfshirjë edukatën e qarkullimit rrugor në kurrikulën standarde” tha Gonxhe.
Vetëm për 18 muaj, nga Janar 2020 deri në korrik 2021 janë 12633 drejtues mjetesh të penalizuar për shkelje të rënda dhe 439 prej tyre e kanë humbur të drejtën e përdorimit të lejes së drejtimit, pasi kanë humbur pikët.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme