Gonzato: Forcimi i mëtejshëm i gjyqësorit, investimi më i mirë për të ardhmen e Shqipërisë në BE

Politikë | 3 vite më parë

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato zhvilloi sot takime me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Artur Metani dhe kryetarin e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi.

Në një reagim në rrjetin social Facebook, Ambasadori i BE-së në Shqipëri Silvio Gonzato u shpreh se, “forcimi i mëtejshëm i gjyqësorit shqiptar mbetet investimi më i mirë për të ardhmen e vendit në BE”.

“Pas takimit me dy figura kyçe, Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Artur Metani dhe kryetarin e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, jam edhe më i bindur për këtë”, theksoi ai në një reagim.

“Me Metanin diskutuam nevojën për të ruajtur pavarësinë e gjyqësorit duke siguruar ruajtjen e përgjegjshmërisë”, theksoi ambasadori Gonzato.

“Me Sadushin folëm për kushtet e punës në të gjitha nivelet e gjykatave dhe mbi nevojën për mbështetje për të përmirësuar menaxhimin dhe infrastrukturën e tyre”, u shpreh më tej  ambasadori i BE-së në Shqipëri.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme