GP Portugali, Miguel Oliveira do niset i pari: Diçka speciale

Piloti portugez, Miguel Olivera, me motorin e tij, KTM Tech3 nuk ka rivalë në provat zyrtare dhe në cirkuitin e vendlindjes së tij dhuroi kohën 1:38.892. Menjëherë pas tij janë vendosur Franco Morbidelli me Yamaha Petronas dhe Jack Miller, Ducati Pramac. “Të zëshë vendin e parë në prova këtu është diçka shumë special për mua , – ka deklaruar Miguel Oliveira, – Era na vuri pak në vështirësi, por mund të them se bëmë një punë të mirë”.
Numri 88 i KTM Tech3 ka vendosur kohën më të mirë në cirkuitin në shtëpinë e tij, në Portimao, por tani ai nuk dëshiron të jetë i kënaqur: “Ne kemi për të përfunduar punën nesër, unë jam shumë i motivuar, por i qetë për t’u përballur me garën”.
Top 10:
- Miguel Oliveira (Red Bull KTM Tech3) – 1:38.892
- Franco Morbidelli (Petronas Yamaha SRT) + 0.044
- Jack Miller (Pramac Racing) + 0.146
- Cal Crutchlow (LCR Honda Castrol) + 0.264
- Fabio Quartararo (Petronas Yamaha SRT) + 0.307
- Stefan Bradl (Repsol Honda Team) + 0.312
- Johann Zarco (Esponsorama Racing) + 0.346
- Maverick Viñales (Monster Energy Yamaha MotoGP) + 0.368
- Pol Espargaro (Red Bull KTM Factory Racing) + 0.392
- Alex Rins (Team Suzuki Ecstar) + 0.575
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




