Gramsh, shtohen rastet me virozat e stinës, rreth 40 shtrime të fëmijëve të vegjël gjatë muajit

Dhjetori, muaji i fundit i këtij viti ka rritur ndjeshëm dhe numrin e njerëzve të prekur nga virozat gripale. Më të prekur janë fëmijët e vegjël të moshave 0-2 deri në 10 vjeç. Në pavionin e Pediatrisë në spitalin e Gramshit gjatë këtij muaji ka patur 40 shtrime të fëmijëve të vegjël mosha 2 vjeç. Gjatë 3 ditëve të fundit ka patur ulje të lehtë të numrit të shtrimeve deri në 5 shtrime në ditë.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




