Gratë afgane, me flamurin kombëtar, udhëheqin protestat ndaj talebanëve

E enjtja shënon 102 vjetorin e pavarësisë së Afganistanit dhe një numër i vogël afganësh dolën në rrugë duke valëvitur flamurin e tyre kombëtar në shenjë proteste kundër talebanëve.
Protestat u udhëhoqen kryesisht nga gratë, të cilave iu bashkuan mijëra persona nga i gjithë vendi, një ditë pasi 3 persona u vranë në një protestë të ngjashme. Edhe vetë talebanët e festuan ditën e pavarësisë, por duke valëvitur flamujt e tyre bardhë e zi.




Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




