Grealish-City, e mbaruar! Blerje rekord në Premier

Sipas lajmeve që vijnë nga Daily Mail, gjithçka është e kopsitur për lëvizjen e Jack Grealish drejt Manchester City. Në fakt, Qytetarët kanë arritur të gjejnë një marrëveshje me Aston Villa në bazë të rreth 117 milionë eurove. Tani pritet vetëm njoftimi zyrtar, ai që do të sjellë lojtarin e talentuar të kombëtares angleze në fushën e Guardiolas.
Një transferim i destinuar për të bërë histori në Premier League, duke pasur parasysh se kurrë më parë një shifër e tillë nuk është shpenzuar nga klubet britanike. Rekordi i mëparshëm ishte ai i Paul Pogba, i paguar 89 milionë paund (104 milionë euro) Juventusit nga Manchester United.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




