Greqi – Masat kufizuese antiCovid-19 pritet të ndikojnë në ekonomi

Vala e masave kufizuese të marra nga qeveria për të ndaluar valën e dytë të pandemisë në 7 nëntor pritet të ketë një ndikim më të madh në ekonominë greke, me aktivitetin ekonomik që pritet të tkurret në tremujorin e katërt të vitit, duke çuar në një recesion më të thellë për vitin 2020 sesa tkurrja prej 7,9% e regjistruar në gjysmën e parë të vitit, deklaroi guvernatori i Bankës së Greqisë, Yannis Stournaras.
Duke folur në një konferencë të organizuar nga Dhoma Greko-Amerikane e Tregtisë, guvernatori theksoi se megjithëse pandemia pritej të përkeqësonte ndjeshëm disa nga problemet e trashëguara nga kriza e borxhit 2010, të tilla si borxhi i lartë publik dhe shkalla e lartë e papunësisë, stoku i madh i kredive të këqija dhe një deficit investimesh gjithashtu kanë disa efekte pozitive.
Për shembull, depozitat private janë rritur me 12 miliardë euro këtë vit, zgjerimi i kredisë për firmat më të mëdha po rritet vazhdimisht, kryesisht duke reflektuar masat e favorshme të politikës monetare të BQE-së dhe masat mbështetëse të marra nga qeveria greke përmes garancive të ofruara nga një bankë e sapokrijuar e zhvillimit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




