Greqi/ Vijon lufta me flakët, 2 viktima dhe shkatërrime të shumta në Magnesia. Paralajmërim për rrezik të lartë në 5 rajone

Botë | 3 vite më parë

Greqia vijon të luftojë me zjarret, teksa problematike situata paraqitet më së shumti në rajonin e Magnesias.

Dy persona kanë humbur jetën  për shkak të flakëve, një grua me probleme në lëvizje e cila nuk mundi të evakuohej dot dhe një bari. Po ashtu, sipas mediave greke janë regjistruar dëme të mëdha, ku flakët kanë djegur sipërfaqe të tëra me pyje, por edhe prona.

Banorëve në 5 zona, Alikes, Pefkakia, Agios Georgios dhe Nea Aghialos, i janë dërguar njoftime për t’u evakuuar.

Fatmirësisht situata duket se është për mirësuar në Korfuz, ku flakët janë vënën nën kontroll.

Alarmi i rrezikut ekstrem nga zjarri është shpallur në 5 rajone të vendit, Evia, Selanik, Korint, zonat e Akaisë, dhe ishujt Jon dhe Sporadet./ CNN.gr

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme