Greqi, votimet për PE-në, Fredi Beleri siguron një vend si eurodeputet

Politikë | 2 vite më parë

Fredi Beleri, i dënuar në Shqipëri për shitblerje votash në zgjedhjet lokale në Himarë, duket se në Greqi ka fituar një vend si eurodeputet në Parlamentin Evropian.

Numërimi i votave për zgjedhjet në Parlamentin Evropian projekton partinë në pushtet Nea Demokracia me 7 vende për në PE, ndjekur nga partia opozitare SYRIZA.

Në listën e Nea Demokracia, Beleri renditet i treti, gjë që e bën atë matematikisht eurodeputet.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme