Greqia përfshihet nga zjarret, evakuohet një fshat

Botë | 4 vite më parë

Temperaturat e larta kanë risjell zjarret në shtetin fqinj, Greqinë, ku situata më problematike paraqitet në dy zona, Portes Achaqias në prefekturën e Akai dhe në Porto Katsiki në Lefkada.

Në Akai flakët i janë afruar fshatit Valmi teksa janë evakuuar banorët. Zjarri ka marrë përmasa të pakontrollueshme, ndihmuar edhe nga era e fortë.

Në zonë janë angazhuar 130 zjarrfikës, 43 automjete, 4 avionë dhe 2 helikopterë për shuarjen e flakëve. Në Lefkada zjarri ka rënë në një zonë pyjore, por fatmirësisht nuk rrezikon zona të banuara.

Vitin e kaluar Greqia u përfshi nga zjarre të mëdha që dolën jashtë kontrollit duke djegur hektarë të tërë tokë./ CNN.gr

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme