Gripi ende nuk ka “ikur”/ Fluks në urgjencën e Elbasanit, mjekët: Kujdes me menengjitin

Sociale | 4 vite më parë

Edhe muaji shkurt ka nisur me fluks pacientësh që kërkojnë ndihmë dhe trajtim mjekësor. Virozat e këtij sezoni konsiderohen ndër më të rëndat në dekadën e fundit, ndërsa simptomat e rënda bëhen shkak për shfaqen e menengjitit.

Shefi i Urgjencës në Spitalin Rajonal Elbasan,Ergys Mici pohon se më të prekur prej virozave janë moshat e treta, ndërsa shton se Covid ka shtuar frikën te popullata kundrejt virozave dhe viruseve që qarkullojnë.

Mjeku i bën thirrje qytetarëvë të kërkojnë ndihmë në kohë, pasi një tjetër kërcënim për shëndetin e tyre është virusi që prek membranën e trurit, cka e ka evidentuar edhe në Elbasan. Përkundër atyre që i drejtohen spitalit sa herë kanë shqetësime shëndetësore ka dhe të tjerë që ngurojnë, ndaj në rastet kur janë shfaqur komplikacione mjeku Mici thotë se kanë kërkuar ndihmën e ambulancës për ti transportuar.

Bluzat e bardha këshillojnë qytetarët të tregohen vigjilent ndaj situatës së krijuar prej virozave dhe të mbajnë kontakte të vazhdueshme me mjekun e familjes. Sakaq një tjetër thirje i tyre shkon për bërjen e vaksinave anti- grip si e vetmja mënyrë për tu mbrojtur nga viruset në qarkullim.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme