Grizman, sërisht tek Atletiko?

Spanjë | 5 vite më parë

Sezoni 2020-2021 ishte i erreë për Barcelonën që nuk arriti të fitonte asnjë titull të rëndësishëm përveç Kupës së Mbretit  dhe ky fakt nuk është pritur mirë nga drejtuesit e klubit.

Ditëve të fundnit është raportuar për ndryshime të mëdha që do të ndodhin brenda ekipit të Barcelonës dhe këtë e konfirmoi edhe vetë presidenti i klubit pak ditë më parë, Joan Laporta, kur tha se ky cikël i Barcelonës ka përfunduar. Një ndër emrat më të përfolur të momentit është pikërisht Grizman, i cili lidhet me një rikthim të mundshëm tek ekipi i Atetikos së Madridit, aty ku shkëlqeu me Los Cholconeros përpara se ti bashkohej ekipit të Barcelonës.

Enrique Serezo, presidenti i Atletico Madrid rikthen në skenë mundësinë e transferimit të Antoine Griezmann në “Ëanda Metropolitano”.

Në një intervistë për mediat sportive , ai shprehet se nuk e përjashton rikthimin e Griezmann këtë verë, duke lënë të kuptohet se klubet janë ende në negociata për këtë lëvizje.

 “Nuk përjashtoj asgjë, por mund të them se nuk është operacion i lehtë. Po presim lajme, jo vetëm nga Griezmann, por edhe për lojtarë të tjerë. Por e përsëris, Griezmann është operacion i vështirë”, tha Cerezo. Por edhe vete Grizman duket se ka një dëshire per tu larguar nga Barcelona, aty ku dështoi të tregonte të gjithë potencialin e tij.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme