Grupi “Alibasha”, çfarë roli ka ish- kryetari? Ja përgjigja befasuese e Alibeajt

Sali Berisha e cilëson në publik me nofkën “Alibasha”, për të treguar varësinë e Enkelejd Alibeajt nga ish- kryetari i partisë. Por për të kjo nuk ka asnjë rëndësi. Për herë të parë, Enkelejd Alibeaj ka folur hapur dhe qartë se çfarë ndikimi ka Lulzim Basha në vendimarrjen e grupit parlamentar të drejtuar prej tij: asnjë ndikim!
Elona Meço: Zoti Alibeaj, çfarë ndikimi ka zoti Basha tek ju personalisht dhe tek grupi? Konsultoheni, komunikoni, i merrni vendimet bashkë?
Enkelejd Alibeaj: Unë flas me të gjiithë anëtarët e grupit parlmentar që bëjnë jetë parlamentare, mblidhemi në grup. Zoti Basha ka gjetur një zgjidhje që të jetë pak më i tërhequr dhe kjo është zgjedhja e tij.
Elona Meço: Ka ai ndikim në vendimmarrjen tuaj?
Enkelejd Alibeaj: Jo! Çfarëdo lloj vendimmarrje e grupit është e konsultuar me këdo nga anëtarët e grupit që vjen, merr pjesë dhe bën jetë parlamentare.
Elona Meço: Pse është krijuar perceptimi që ky është grupi i Bashës?
Enkelejd Alibeaj: Besoj është në ndikimin dhe sugjerimin e zotit Berisha dikur.
Elona Meço: Edhe tani, sepse ai ju drejtohet juve si “Alibasha”.
Enkelejd Alibeaj: Qoftë edhe për këtë arsye. Kushdo që mund të abuzojë, ka lirinë për të abuzuar, po qendrimet e mia janë qendrime të miat. Mund t’ju kujtoj që jam ai që kam patur përplasjet dikur me zotin Berisha, edhe me zotin Basha, por ama ç’është e drejtë, është e drejtë. Negociatë, kompromis me qendrimet e mia unë nuk bëj dhe nuk kam për të bërë asnjëherë. Koha do të tregojë se qendrimi im dhe i grupit parlamentar është qendrimi më i mirë i mbajtur në të mirë të demokratëve dhe PD-së.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




