Grupi i Rithemelimit mbledh të premten Këshillin Kombëtar të PD

Politikë | 5 vite më parë

Grupi i Rithemelimit i cili e konsideron veten shumicë dhe trashëgimtar i PD ka lajmëruar mbledhjen e Këshillit Kombëtar të kësaj partie. 

Kjo do të jetë mbledhja e parë pas Kuvendit të 30 prillit, që zgjodhi edhe anëtarët e rinj të këtij organi të rëndësishëm. 

Deputeti Edi Paloka tha se qëllimi i mbledhjes nuk është vetëm konstituimi, por edhe do të përcaktohet qëndrimi politik i PD për procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës.

“Është i vetmi organ që përcakton qëndrimin e unifikuar të Partisë Demokratike në lidhje me një qëndrim të rëndësishëm politik”, tha Paloka.

Anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD janë edhe Enkelejd Alibeaj, Lulzim Basha, Gazment Bardhi dhe të gjithë deputetët e tjerë që nuk i janë bashkuar Grupit të Rithemelimit të drejtuar nga ish kryeministri Sali Berisha. 

Ky i fundit ka deklaruar një ditë më parë kandidaturën e tij për kreun e PD.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme