Guardiola i dëshpëruar për të marrë Gyndogan, festoi me verë

Në Barcelonë mezi prisnin që ta largonin pasi paga vjetore e tij rëndonte shumë buxhetin e klubit ndërsa në Angli kanë pritur me ankth finalizimin e operacionit.
Ilkai Gyndogan është rikthyer në “Etihad Stadium” ndërsa Pep Guardiola ka preferuar që të “festojë” me një verë prej 500 stërlinash.
Tabloidëve britanikë nuk u shpëtojnë detajet e tilla pasi mëngjesin e sotëm kanë bërë me dije se trajneri spanjoll është parë në një vinotekë të Mançesterit, “Salut Wines”, teksa mori një shishe verë të shtrenjtë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




