Guardiola ka vendosur, në fund të sezonit largohet nga Siti

Shtypi britanik është i binudr se Josep Guardiola është në muajt e tij të fundit në pozicionin e trajnerit në Mançester.
Katalanasi mbërriti në “Etihad Stadium” tetë vite më parë dhe tani po mendon për një tjetër aventurë.
Kontrata e tij aktuale mbaron në korrik të 2025-ës dhe drejtuesit e Sitit shpeh herë i kanë kërkuar që të mendohet për të ardhmen pasi duan që t’i ofrojnë një akord të ri. Nëse diçka e tillë do të ndohdte atëherë Guardiola nuk do të pranonte.
Katalanasi ka marrë vendimin e tij dhe tani është fokusuar në merkato, ai u ka kërkuar drejtuesve të klubit që të futen përsëri në merkato për të kompletuar ekipin dhe për ta bërë atë kompetitiv në të tri frontet për sezonin final.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




