Guardiola: Mund të duket si mungesë respekti ndaj Pele dhe Maradonës,

Spanjë | 2 vite më parë

I ftuar në emisionin e Fabio Fazio, “Che Tempo Che Fa”, trajneri i Mançester Sitit ka përsëritur edhe një herë se kush është sipas tij lojtari më i mirë në historinë e futbollit.

“Leo Mesi është më i miri. Mbase mund të duket si mungesë respekti karshi Maradonës apo Pele, por unë nuk mbaj mend asnjë lojtar tjetër që të ketë arritur nivelin e Mesit. Vazhdimësia e tij është diçka e mrekullueshme. Mesi është unik”, tha Guardiola.

Trajneri spanjoll stërviti Mesin për disa vite (2008-2012) kur ishte trajner i Barcelonës. Klubi katalan me Guardiolën në krye fitoi dy Champions dhe tri tituj kampion. “Shpresoj shumë që të mos luaj kundër Barcelonës. Me entuziazmin dhe dashurinë që kam për atë klub do të më shkatërronte nëse do ti kisha përballë. Isha i lumtur në Barcelonë, ai është klubi i zemrës sime”, tha Guardiola.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme