Guardiola për Julian Alvarez: Do të kthehet

Angli | 2 vite më parë

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola u rikthye për të folur për një rast që është në qendër të vëmendjes mes lojtarëve të tij, ai që ka të bëjë me Julian Alvarez, i cili ende nuk i është bashkuar grupit për shkak të angazhimit në Lojërat Olimpike të Parisit 2024.

“Julian është absolutisht një nga lojtarët tanë” – fjalët e tij të raportuara nga BBC – “Nuk ka asgjë të re. Nuk kam asgjë për të thënë. Ai do të kthehet, unë po llogaris tek ai. Jam i sigurt se kur të kthehet do ta përqafoj dhe do ta përgëzoj për Kupën e Amerikës, për Olimpiadën dhe do të fillojmë të punojmë së bashku. Ndërkohë, kam një milion gjëra për të menduar, për sa i përket ekipit”.

Me pak fjalë, trajneri spanjoll dëshiron të shqetësohet për gjëra të tjera tani: “Javën tjetër ne luajmë për trofeun e parë të sezonit( Community Shield kundër Manchester United në Ëembley). Pas dy javësh do të luajmë përsëri në Stamford Bridge, ky është shqetësimi im i vetëm”.

Kontrata me City-n skadon në vitin 2028 për ish-sulmuesin e River Plate.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme