Guardiola për kthimin e Contes në Premier: Një trajner i jashtëzakonshëm

Angli | 5 vite më parë

“Conte? Ndërkohë, dua ta mirëpres atë në Angli dhe në Premier League, për pjesën tjetër karriera e tij flet për të”.  Këto janë fjalët e Pep Guardiolës në prag të ndeshjes së Champions League mes Manchester Cityt të tij dhe Bruges. Trajneri spanjoll ka mirëpritur kështu rikthimin në Londër në stolin e Tottenhamit të ish-trajnerit të Juventusit dhe Interit: “Conte ka fituar kudo, ai është një trajner i jashtëzakonshëm”. “Mendoj se ai është një menaxher i madh, tani shkon në një klub që ka ndryshuar shumë trajnerë vitet e fundit, i uroj më të mirat”, janë fjalët e Kyle Ëalker.

Në konferencë pati hapësirë ​​edhe për pyetje për Sergio Agueron: “Është gjithmonë një tronditje kur këto gjëra i ndodhin një kolegu. Kam luajtur edhe me Christian Eriksen dhe ne e dimë se çfarë ka ndodhur, në ato situata mendon për ta dhe familjet e tyre”. Fjalët e Ëalker, ish-partner i Kun te City. “I dërgova një mesazh agjentit të tij, nuk ishte e lehtë për të gjithë ne dhe në veçanti për familjen e tij ta mësojmë këtë lajm. I urojmë shërim të shpejt, është në duar të shkëlqyera”, janë fjalët e ish-trajnerit të tij, Guardiola.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme