Guardiola: Shumë ndeshje, shumë të dëmtuar

Në konferencën për shtyp, në prag të sfidës me Sheffield United, Pep Guardiola ka folur për pesë zëvendësimet në një ndeshje, të cilën Premier League nuk e ka konfirmuar. “Duhet ta kishin lejuar një gjë të tillë. Statistikat flasin vetë, nuk gënjejnë: në Premier, lojtarët kanë pasur 47% të dëmtimeve të muskujve në muajt e fundit, për shkak të shumë lojërave dhe përgatitjes shumë të nxituar. Të gjitha ligat kanë mbajtur pesë zëvendësimet për të mbrojtur lojtarët, shpresoj se këtu në Premier mund ta rishikojnë idenë. Realiteti sot është i ndryshëm, pandemia është atje na detyron të përshtatemi në mënyrë inteligjente”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




