Gundogan pranon të largohet nga Barcelona

Spanjë | 2 vite më parë

Sipas lajmeve që vijnë nga Spanja, Ilkay Gundogan ka pranuar të largohet nga Barcelona në këtë sesion të merkatos.

“Cadena Ser”  shkruan se me largimin e mesfushorit gjerman, klubi spanjoll ka mundësinë që  të bëjë blerje të reja, pasi do të krijonte pak “hapësirë” në buxhetin e pagave, duke respektuar limitet e vendosura për Fair Play-in financiar. Lojtari u bashkua me Barçën verën e kaluar dhe ka një pagë të konsiderueshme.

Prej ditësh në media flitet se për Gundogan ka interes nga Manchester City, por edhe një lëvizje në Turqi, te Galatasaray, nuk mund të përjashtohet.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme