Guvernatori i Kharkiv: Rajoni ynë u godit nga 46 sulme në 24 orë!

Botë | 5 vite më parë

Rajoni i Kharkivit ka qenë objektiv i sulmeve të ashpra të ushtrisë ruse. Guvernatori i administratës rajonale tha se në 24 orët e fundit rajoni i Kharkiv është sulmuar 46 herë dhe është goditur nga 280 fishekë të shumëfishtë raketash Grad.

Sipas tij forcat e armatosura ukrainase janë në gjendje të rezistojnë, ndërsa nga zonat Rogan, Chuguiv dhe Dergaci ushtarët ukrainas përpiqen të zmbrapsim armikun.

“Në 24 orët e fundit ushtria jonë ka arritur të përvetësojë shumë mjete ushtarake ruse, duke përfshirë radio dhe mjete interferenci elektronike që tani do të jenë të dobishme për ushtrinë tonë” tha guvernatori Synegubov.

“Një tjetër Stalingrad” shkruante gazeta Financial Times duke sjellë ngjarjet e Luftës së Dytë Botërore, kur qyteti i Kharkivit sulmohej nga ushtria naziste. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme