Gyndogan i Sitit, përshëndet Barçën: Nëse largimi im i ndihmon

Spanjë | 2 vite më parë

Ilkay Gundogan është rikthyer te Manchester City. Mesfushori gjerman vendosi që të mbyllte aventurën e tij me Barcelonën vetëm pas 1 viti, për t’u rikthyer përsëri në Premier League te “Qytetarët”.

Në rrjetet sociale 33-vjeçari publikoi eedhe një video ku tregonte se ndihej më pak i mërzitur nëse largimi i tij do të ndihmonte financiarisht Barçën.

“Gjithmonë kam dashur që të luaj për Barçën dhe i jam shumë mirënjohës për kujtimet e krijuara, do të jetë një eksperiencë, të cilën do ta mbaj mend të gjithë jetën. Nesë largimi im i ndihmon ata financiarisht them se ky fakt e bën largimin tim më pak të dhimbshëm”, tha mesfushori, i cili ka firmosur për një vit me City-n me të drejtë rinovimi edhe për një vit tjetër.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme