Haaland i papërmbajtshëm, City shëtit me Leeds

Angli | 4 vite më parë

Manchester City u rikthye në ndjekje të Arsenalit, nën shenjën e Erling Haaland. Norvegjezi nuk e kurseu as Leeds, duke gjetur një dopietë në fitoren 3-1 që heshti Elland Road. Qytetarët dominuan në pjesën e parë dhe kanë menjëherë dy mundësi: Meslier instinktivisht devijoi goditjen e Haaland pas dy minutash, De Bruyne goditi jashtë në minutën e parë.

Forcimi i Manchester Cityt është i vazhdueshëm dhe mbytës, me posedimin e topit dhe presionin e lartë që nuk e lejon Leeds të mendojë dhe shanset rriten çdo minutë. Rastet e mira u shpërdoruan nga Gündoğan dhe një Grealish i nxituar, të cilët luftuan për të gjetur golin, por që erdhi në kohën shtesë të pjesës së pare. Rodri shënoi pas pritjes së Meslier në gjuajtjen e Mahrez.

Mbyllet pjesa e parë me një 1-0 të merituar për City, i cili dyfishoi epërsinë e tij në fillimin e pjesës së dytë duke shfrytëzuar gabimin e bujshëm të Cooper: Grealish merr topin dhe i shërben Haaland, i cili nuk e ka të vështirë të dërgojë topin në rrjetë.

Norvegjezi, i lindur në Leeds, ndëshkoi skuadrën që solli të atin Alf-Inge në Premier League dhe nuk mbeti me kaq: në minutën e 64-të, në fakt, ai shënoi të dytin, që vlen golin e tij të 20 në 14 ndeshje në Premier League. Një rekord absolut, duke qenë se askush nuk e kishte arritur këtë shifër pas kaq pak sfidash dhe Haaland arrin 26 gola këtë sezon me City.

Vendasit e gjetën golin në minutën e 74-të, kur Struijk goditi saktësisht me kokë, por nuk mundën të riktheheshin në lojë. Mançester Siti kontrollon dhe fiton 3-1.

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme