Haaland një përbindësh, 9 gola në 4 ndeshje në Premier

Erling Haaland është i pamëshirshëm. Që nga ditët e tij te Salzburg, qendërsulmuesi norvegjez ka treguar të gjithë potencialin e tij, i cili më pas shpërtheu me Borussia Dortmund. Tashmë, me Manchester Cityn e Pep Guardiolës, synimi është të thyejë të gjitha rekordet dhe të fitojë tituj, gjë që po e bën mjaft mirë.
Haaland shkëlqeu edhe një herë, duke shënuar një dygolësh ndaj Brentford në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt të Premier League. Tashmë ka nëntë gola në 4 ndeshje të sezonit, 99 gjithsej me fanellën e City. Një rezultat që e mban atë vetëm një gol nga një rekord historik, ai i Cristiano Ronaldos, i cili është lojtari që ka shënuar 100 gola në numrin më të vogël të ndeshjeve me të njëjtën skuadër.
Portugezit i nevojiteshin 105, ndërsa Haaland ka 103: do të thotë se, nëse shënon gol në ndeshjen e radhës (kundër Arsenalit më 22 shtator), do të ishte rekordmeni i ri në këtë renditje të veçantë.
Lojtarët që arritën më shpejt 100 gola me të njëjtin ekip
Cristiano Ronaldo -105 ndeshje për Real Madrid
Luis Suarez – 120 ndeshje për Barcelonën
Zlatan Ibrahimovic – 124 ndeshje për PSG
Ruud Van Nistelrooy – 131 ndeshje për Manchester United
Cristiano Ronaldo – 131 ndeshje për Juventusin
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




