Haaland nuk kursen askënd…

Që prej mbërritjes në Premier League, Erling Haaland është përballur me 22 skuadra të ndryshme, para të së shtunës. Në fakt, Ipsëich Toën u bë skuadra e 23-të kundër së cilës sulmuesi i Manchester Cityt ka luajtur të paktën një ndeshje. Ish-lojtari i Borussia Dortmundit dhe Salzburgut kishte shënuar kundër të 22 skuadrave me të cilat ishte përballur më parë. Ndodhi e njëjta gjë dhe me të 23-tën.
Manchester City doli në fushë kundër Ipsëich Toën, e mundi dhe Haaland firmosi “tripletë”. Dhe kështu shifra, e cila tashmë ishte mbresëlënëse siç ishte, duhet të përditësohet: qendërsulmuesi norvegjez tani ka shënuar kundër 23 skuadrave të Premier League nga 23 me të cilat është përballur.
Me pak fjalë, Haaland nuk kursen askënd. Nga ana tjetër, ai nuk i shmanget hyrjes në tabelën e rezultateve ndaj skuadrave të mëdha, aq më pak kundër një ekipi të sapograduar. Askush në Premier League nuk ka qenë në gjendje të bëjë atë që ai po bën. Një makinë goli.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




