Haaland nuk mjafton, Dortmund dorëzohet përballë M’gladbach

Gjermani | 6 vite më parë

Java e 18-të e Budesligës është hapur me sfidën M’gladbach-Dortmund, me skuadrën vendase që ka arritur të marrë një fitore 4-2. Kanë mjaftuar 40 sekonda lojë që në skenë të shfaqej goli i parë me autor Neuhas(M’gladbach) por VAR ka prishur festën e vendasve, duke anulluar golin.

Gjithsesi, pas 11 minutash festa është legjitime pas golit të shënuar nga Elvedi, që ka shtangur portierin e Dortmundit, Burki. Për të përmbysur situatën ka menduar i përhershmi Erlind Haaland, i cili ka shënuar dy herë në harkun e gjashtë minutave, duke i dhënë skuadrës së Dortmundit avantazhin.

Vendasit  arrijnë të barazojnë në minutën e 32-të, është përsëri Elvedi që shënon, për të mbyllur pjesën e parë në barazim 2-2. Në pjesën e dytë, mbrojtja e Dortmundit është në një ditë të tmerrshme, duke lejuar kundërshtarin të shënojë dhe dy gola të tjerë me Bensebaini 49’ dhe Thuram 78’ dhe M’gladbach kompleton kështu fitoren 4-2 në këtë sfidë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme