Hakërohen hekurudhat/ Polonia dyshon te dora e Rusisë në ngjarjen e së shtunës

Botë | 3 vite më parë

Agjencia e sigurisë së brendshme e Polonisë (ABW) heton një sulm hakerimi në rrjetin hekurudhor të vendit që çoi në ndërprerje të trafikut gjatë natës në Poloninë veriperëndimore.

ABW së bashku me policinë po hetojnë një përdorim të paautorizuar të sistemit të përfshirë në menaxhimin e trafikut hekurudhor në rajonin e Szczecin (Polonia veriperëndimore).

Sipas autoriteteve, hakerat përdorën frekuencat hekurudhore për të transmetuar një sinjal që shkaktoi një ndalim emergjent të trenave duke shkaktuar vonesa.

Autoritetet polake thonë se ndërhyrje të tilla trajtohen seriozisht duke pasur parasysh përpjekjet e fundit nga Rusia dhe Bjellorusia për të destabilizuar Poloninë.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme