Hamasi parashikon armëpushim në Gaza brenda një ose dy ditësh

Botë | 5 vite më parë

Zëvendëskryetari i Byrosë politike të Hamasit, Mousa Abu Marzook tha se parashikon që armëpushimi në Gaza do të arrihet brenda një ose dy ditëve.

Abu Marzook ka folur në kanalin televiziv Al Mayadeen me qendër në Liban, ku ai ka bërë të ditur se ka pritshmëri që përpjekjet e treguara për armëpushim do të jenë të suksesshme.

“Parashikoj që armëpushimi në Gaza të arrihet brenda një ose dy ditëve”, deklaroi Abu Marzook i cili shtoi se Izraeli nuk ka fuqi të luftojë në shumë fronte. “Tel Avivi është shumë i shqetësuar nga hapja e dyerve të ferrit”, tha ai.

Pasi rikujtoi se SHBA-ja në fillim nuk ka pranuar që çështja të diskutohet në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB), Abu Marzook theksoi se “Qëndrimi i Washingtonit ka ndryshuar pasi rezistenca palestineze goditi Tel Avivin”./AA


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme