Hamasi planifikoi sulme terroriste në ambasadën izraelite dhe bazën ushtarake amerikane në Gjermani

Botë | 2 vite më parë

Një celulë terroriste e Hamasit kishte planifikuar të kryente sulme terroriste në ambasadën izraelite në Berlin dhe një bazë ushtarake amerikane në Gjermani.

Ashtu siç raporton gazeta gjermane Welt am Sonntag, objektivat u gjetën në telefonin e një të dyshuari për terrorizëm, i cili u arrestua në Berlin në dhjetor dhe u akuzua nga prokurorët se po kërkonte vende për të fshehur armët për grupin terrorist.

Sipas medias gjermane referuar shërbimeve sekrete i dyshuari, i cili ka origjinë libaneze kishte marrë udhëzime nga zyrtarët e Hamasit në Liban.

Gjithashtu, u zbulua në janar se Hamasi drejtonte një rrjet operativësh në Evropë të komanduar nga liderët e terrorizmit në Liban dhe synonin të sulmojë objektivat hebrenj dhe izraelitë jashtë vendit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme