Hamilton: As prindërve nuk u thashë, që zgjodha Ferrarin

Premtimi i Lewis Hamilton dhe Ferrarit për të mos menduar për vitin 2025, kur piloti anglez do të ngasë makinën e kuqe, është fisnik dhe korrekt në qëllime (dhe në respekt të Carlos Sainz si dhe Mercedes), por edhe i vështirë për t’u ruajtur pas publikimit të marrëveshjes.
Dhe kështu, pas Vasseur, edhe shtatë herë kampioni i botës në Formula 1 foli sërish për këtë temë, duke zbuluar diçka kurioze: “Ishte vetëm zgjedhja ime, as prindërve nuk ua thashë! Doja ta bëja për veten dhe ndjeva se duhej të gjeja se çfarë ishte më e mira për mua.”
Hamilton, duke folur për BBC, kujtoi ditët e marrëveshjes me skuadrën nga Maranello: “Gjithçka ndodhi shumë shpejt, unë e njoh Vasseur për një kohë të gjatë. Isha i emocionuar nga ardhja e sezonit të ri, por nuk e dija se çfarë kishte rezervuar për mua e ardhmja ose për sa kohë do të vazhdoj të garoj: tani mund të them se jam super i motivuar për të vazhduar”.
Sapo i mbushi tridhjetë e nëntë vjeç, Lewis shpjegoi se si erdhi rasti i Ferrarit në kohën e duhur: “Nuk kisha shumë kohë për të menduar dhe ndoqa instinktet e mia, duke shfrytëzuar rastin”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




