Hamilton: Kur isha i vogël më bullizonin, më hidhnin banane

Formula 1 | 4 vite më parë

Gjatë një emisioni të podcast-it “On Purpose”, kampioni britanik i Formula 1 tregoi arsyen përse sot është njëri prej sportistëve më aktivë në luftën kundër diskriminimit.

“Në shkollë shpesh herë kam qenë viktimë e bullizmit për shkak të ngjyrës të lëkurës. Për mua shkolla ishte periudha më e vështirë e jetës time. Që në moshën 6-vjeçare, fëmijë më të mëdhenj se unë, më kishin në shënjestër pasi isha nga të paktët që isha me ngjyrë. Më godisnin me grushte ose më hidhnin banane duke më ofenduar me terma si ‘i zi’”, tregoi Lewis Hamilton.

Mes të tejrash piloti i Mercedes pranoi se kurrë nuk kishte hapur zemrën me prindërit pasi i druhej faktit se babai do të mendonte se ishte “i dobët”. “Kam mbajtur gjithçka brenda pasi kisha frikë se babai do të mendonte keq për mua. Unë nuk isha i vetëm pasi në shkollën që frekuentoja ishim 5-6 fëmijë me ngjyrë në një institucion që frekuentohej prej 1200 fëmijësh”, tha Hamilton.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme