Hamilton në histori: i pari në Garën Sprint, befasohet Verstapen

Formula 1 | 5 vite më parë

“Pol position” shkon për Lewis Hamilton në funksion të Garës Sprint të GP Britanik, raundi i dhjetë i kampionatit botëror të Formula 1. Pol historik, duke pasur parasysh formatin e ri, për pilotin britanik i cili do të hapë radhën e parë të garës me 17 xhiro të shtunën, përpara Verstappen dhe Bottas. Ferrari u paraqit mirë, i katërti me Leclerc, ndërsa Sainz do të fillojë nga rreshti i tretë, në pozicionin e nëntë, përkrah Russell.

Nuk është një pole position në kuptimin e plotë të fjalës, por një vend në historinë e Formula 1, që përpiqet të ndryshojë dhe të eksperimentojë me formate të reja. Gara Sprint, shumë e diskutuar në muajt e fundit dhe jo e “përqafuar” plotësisht nga pilotët, është një nga revolucionet e para në një sezon i cili, pavarësisht nga përparësia e Verstappen në përgjithësi, shënon një tjetër rekord për Hamilton.

Pas sukseseve dhe arritjeve të shumta, piloti britanik gjithashtu merr  dhe “pole non-pole”, i vlefshëm për mini-garën e të shtunës. Vetëm 75 të mijtat më shumë nga Verstappen, i cili priste një tjetër pol të sezonit, por një duel i vërtetë, i hapur, midis britanikute dhe holandezit pritet në garën e nesërme, në 17 xhiro do të luftojnë për pikë dhe një pozicion më të mirë në funksion të garës që do të zhvillohet të dielën.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme