Hamilton, spektakël në Brazil: triumfon përpara Verstapen

Formula 1 | 5 vite më parë

Lewis Hamilton arrin një sukses të vërtetë në Brazil dhe fiton Çmimin e Madh të nëntëmbëdhjetë të sezonit të Formula 1. Britaniku rihap betejën botërore me Max Verstappen me 3 gara të mbetura deri në fund të sezonit. Përfundon podiumin Mercedesi tjetër i drejtuar nga Valtteri Bottas. Pozicioni i katërt, megjithatë, për Sergio Perez që e mbyll përpara dy Ferrari me Charles Leclerc në vendin e 5-të dhe Carlos Sainz në vendin e 6-të. I shtati Pierre Gasly me Alpha Tauri ndërsa dy alpinët e Fernando Alonso dhe Esteban Ocon dhe McLaren e Lando Norris plotësojnë dhjetëshen e parë.

TOP 10

1. Lewis Hamilton (Mercedes)
2. Max Verstappen (Red Bull)
3. Valtteri Bottas (Mercedes)
4. Sergio Perez (Red Bull)
5. Charles Leclerc (Ferrari)
6. Carlos Sainz (Ferrari)
7. Pierre Gasly (AlphaTauri)
8. Esteban Ocon (Alpine)
9. Fernando Alonso (Alpine)
10. Lando Norri (McLaren)


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme