Hapen pikat kufitare të Kosovës me Serbinë

Kosovë | 2 vite më parë

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Zveçla, njofton hapjen e dy pikave kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, Merdares dhe Bërnjakut. Një ditë më parë ato u bllokuan për qytetarët me dokumente të Republikës së Kosovës.

Sipas zotit Zveçla bllokadat ishin krijuar nga ekstremistë të maskuar. “Pas pranimit të njoftimeve se tashmë janë larguar bllokadat e krijuara nga ekstremistë të maskuar që kanë qenë të vendosura dje në territorin e Serbisë dhe duke parë se nuk ka ndonjë pengesë për qarkullim nga dhe drejt pikave kufitare të Republikës së Kosovës, morëm vendimin për hapjen për qarkullim të pikave kufitare Merdarë dhe Bërnjak.
Rend dhe ligj, paqe e siguri, cep më cep e në çdo kufi të Republikës tonë” tha Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Zveçla.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme