Hapet 75 përqind e Tunelit të Llogarasë

Në Tunelin e Llogarasë vazhdon puna me intensitet. Deri tani janë hapur 4.5 nga 6 kilometrat që është gjithë vepra. Lajmin e ka dhënë në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama. “Projekti do ta afrojë bregun e Jonit me aeroportin ndërkombëtar të Vlorës dhe do të rrisë ndjeshëm kuotat e industrisë shqiptare të turizmit” shkruan me këtë rast zoti Rama në Facebook.
Tuneli i Llogorasë puna për hapjen e të cilit ka nisur më 14 nëntor të vitit 2021, pritet të përfundojë në shkurt 2023. Ai nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit, deri në urën e Palasës.
Me një shpejtësi 50-80 km/orë, tuneli do të përshkohet për 7-10 minuta. Ai do të shkurtojë me të paktën 40 minuta rrugën për kalimin e Qafës së Llogarasë.
/rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




