Hapet aplikimi online për menaxhimin e hapësirave të plazhit

Që prej të premtes, në sistemin online në e-Albania, është hapur aplikimi për të marrë parcela plazhi për menaxhim në sezonin turistik veror.
Lajmi u bë i ditur nga Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e cila thekson se sistemi do të qëndrojë i aksesueshëm për 30 ditë.
“Nga sot, hapet sistemi online në e-Albania për këdo subjekt që duke përmbushur kriteret ligjore, është i interesuar të marrë parcela plazhi në menaxhim gjatë sezonit turistik veror. Ky aplikim vlen për stacionet e plazhit që do të menaxhohen nga subjekte private, krahas plazheve publike që do të menaxhohen nga bashkitë”, thekson zonja Kumbaro.
Më parë ministrja e Turizmit dhe Mjedisit ka kërkuar që bizneset që menaxhojnë plazhet do të kujdesen edhe për rojet e plazhit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




