Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Më i miri e shendetshmi, blije këtu dhe ndihmo një familje të zonës

Teksa po afrojnë festat e fundvitit, në Baldushk u hap, për të gjashtin vit radhazi, tregu tradicional i gjelave të detit. Këtë vit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se në treg do të shiten 45 mijë shpendë të zonës. Gjatë vizitës në këtë treg, së bashku me ministren e Bujqësisë, Frida Krifca, Veliaj ftoi të gjithë qytetarët e Tiranës e jo vetëm, të kontribuojnë për ekonominë lokale.
Zona e Baldushkut, pjesë e Bashkisë së Tiranës, njihet për rritjen e gjelave të detit në mënyrë organike, ç’ka sipas Veliaj e bën këtë produkt të gatshëm për të hyrë edhe për t’u eksportuar.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




