Hapet votimi/ 2 mënyrat për të votuar Shqipërinë me Kejtlin Gjatën në Junior Eurovision Song Contest 2022

Kulturë | 4 vite më parë

Hapet zyrtarisht votimi në Junior Eurovision Song Contest 2022, pas performancës së 16 këngëve. Votimi do të jetë online dhe në dispozicion janë vetëm 15 minuta.

Shqipëria u përfaqësua me Kejtlin Gjatën me këngën e saj “Pakëz Diell”, një performancë emocionuese dhe e një zë brilant të 11-vjeçares nga Durrësi.

Publiku do të votojë në dy website: www.jesc.tv dhe https://vote.junioreurovision.tv/.

Vota e publikut do të jetë mjaft e rëndësishme për vendimmarrjen, pasi do të vendosë 50% të rezultatit final, ndërsa  50% i mbetur vendoset nga votat e jurive të secilit vend.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme