Hapja e negociatave, Varhelyi: Prioriteti ynë mbetet Ballkani Perëndimor

Politikë | 4 vite më parë

Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Oliver Varhelyi ka përshëndetur hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Me një postim në Twitter, Varhelyi shkruan se prioritet i tyre mbetet Ballkani Perëndimor, duke theksuar përkushtimin për të sjellë të gjithë rajonin në BE.  

“Ne po hapim negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në ndryshimin e mjedisit gjeopolitik, prioriteti ynë mbetet Ballkani Perëndimor. Ne jemi të përkushtuar më shumë se kurrë për të sjellë të gjithë rajonin në BE. Sot ne po bëjmë një hap të madh drejt këtij angazhimi”, shkruan Varhelyi.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë hapur sot zyrtarisht negociatat për anëtarësimin në BE, me mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare në Bruksel.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme