Harry Kane “sponsorizon” ardhjen e Mourinhos te Bayerni

Sipas asaj që raportohet nga gazeta angleze “The Mirror”, Harry Kane do të sponsorizojë ardhjen e José Mourinhos në krye të stolit të Bayernit të Mynihut. Marrëdhënia mes portugezit dhe sulmuesit anglez ishte e shkëlqyer gjatë kohës kur ishin bashkë te Tottenham.
Gjatë kohës së Kane kishte trajner “Special One”, shifrat e tij ishin të frikshme: 57 gola në 83 ndeshje. Pas transferimit të tij në Mynih, paraqitjet e tij vazhduan në mënyrë të shkëlqyer, duke shënuar 28 gola në 28 ndeshje.
Ndërkohë që stoli i Tuchel lëkundet, sepse disfata përballë Leverkusenit në kampionat nuk është pritur mirë nga drejtuesit dhe tifozët e Bayernit. Vendimtare për teknikun do të jetë ndeshja e nesërme në Champions kundër Lazios. Mourinho, aktualisht i papunë, është në pritje të zhvillimeve të reja, por është e qartë që një aventurë te kampionët e Gjermanisë e tundon portugezin.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




