Harta e re e gjykatave, dhoma e avokatisë së Lushnjes paralajmëron bojkot të proceseve gjyqësore

Sociale | 5 vite më parë

Dhoma e avokatisë në Lushnje paralajmeron bojkot të proceseve gjyqësore nëse zbatohet vendimi për mbylljen e gjykatës se shkallës së parë. Një pjesë e tyre kanë diskutuar edhe me përfaqësues të shoqërisë civile duke kërkuar përkrajen e gjerë popullore. 
Kreu i kësaj dhome Kozma Jano shprehet se shkrirja e gjykatës në Lushnjë do të thotë me tepër shpenzime në kurriz të qytetarëve për të ndjekur gjyqet në Fier apo Tiranë. 
Transferimi i gjykatës penale dhe civile drejt Fierit  do të bëhet pas hartës së re të drejtësisë shqiptare. Lushnja dhe Tirana janë përcaktuar të kenë në territoret e tyre gjykatën administrative. Pavarësisht kësaj dhoma e avokatisë në Lushnje i bën thirrje të gjitha grupeve të interesit të bashkohen për të kundërshtuar hartën e re të ndarjes së gjyqsorit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme